-Mu në sy të marinarëve amerikan- njofton CNN.

Droni nënujor i një anijeje amerikane oqeanografike është vjedhur nga një luftanije kineze. Ngjarja ka ndodhur mu përpara syve të marinarëve amerikanë- thotë CNN, sipas dëshmisë së një zyrtari të Mbrojtjes Amerikane.

Sipas njoftimit më të fundit, në ujërat ndërkombëtare në rajonin e Detit të Kinës Jugore, anija USNS Boëditch po notonte rreth 100 milje jashtë portit në Gjirin Subic kur ndodhi incidenti- sipas zyrtarëve.

Bowditch kishte ndaluar në ujëra me qëllim që të ngrinte lart dronin nënujor. Në këtë moment, një anije e marinës Kineze që ishte mbuluar pas  Bowditch lëshoi një varkë të vogël në drejtim të ujit. Kështu ekipi kinez rrëmbeu njërin nga dronët.

/Veritas..com.al/