Nga: L. Skiro/

Ka shumë mundësi që kjo të jetë luftë ‘mes grashë’, se sa luftë serioze me skena krimi, prangash dhe force.

Prokurore e re dhe e përkohshme dhe e Përgjithshme, zonja Arta Marku, aq sa ka hyrë në ‘pa sëptaë’ në pyllin e krimit dhe të politikës, aq edhe  ka marrë ‘lehtë’ luftën me gratë. Në luftën e dytë ‘me gratë’ e ka shtyrë instinkti i luftës mes llojit, me siguri.

Por në luftën kundër prokurores Rovena Gashi, zonja Marku do të jetë ndjerë edhe komode, pasi zonja Gashi ka disa elementë që ‘meriton’ të luftohet. E para se Rovena Gashi, aq sa është shfaqur në publik, ka një saktësi të lakmueshme në paraqitjen e akuzës, në thellësinë e arsyetimit dhe të argumentit. Përveç kësaj, ajo duket se ka një eksperiencë mjaft të vyer në raport me kanceleritë perëndimore.

Por zonja Gashi ka edhe ‘pikat e dobëta’. E para se ambasadori i SHBA, Donald Lu nuk e kishte ‘me qejf’ dhe bashkë me 20 prokurorë të tjerë plus kryeprokurorin Llalla i ndaloi vizën e hyrjes në SHBA. Por edhe me politikën e brendshme, zonja Gashi nuk është aq miqësore. Ajo është prokurorja që ka lëshuar kërkesën për heqjen e mandateve të dy deputetëve të Kuvendit, Rakipi dhe Rahovica. Gjithashtu ka mbrojtur në publik dosjen italiane mbi akuzat ndaj Saimir Tahirit- ish ministër.

Në këtë ‘pyll’ ka hyrë zonja Marku kundër zonjës Gashi, duke e larguar nga detyra e drejtores së Marrëdhënieve me jashtë në Prokurorinë e përgjithshme.

Pas kësaj ka kthyer ‘armët’ zonja Gashi. Ajo ka dorëzuar në Gjykatë një kërkesë padi kundër prokurores së Përgjithsme, Arta Marku mbi ‘largimin e padrejtë nga detyra’.

Por menjëherë pas padisë, zonja Marku ka larguar nga detyra burrin e Rovena Gashit, Dritan Gina, prokuror në Elbasan.

Lufta mes grave ka hyrë mes burrash, tashmë.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.