-Frymëzohet në Ibra dhe ëndërron Immobilen-

Nga Matteo D’Aquila

Fizik i bëshëm, që të kujton truprojat. Por kush e njeh, ama, të siguron se Luis Kaçorri është një lojtar me shpirt fisniku. Një gjigand i mirë. Parametrat atletike impresionues, 194 centimetra dhe me mend në kokë.

Objektiv ka vetëm një: Të arrijë majat.

Për këtë arsye sulmuesi i datëlindjes ’98 ka përqafuar projektin e Igea Virtus-it, klubit siçilian – me seli në Barcellona Pozzo di Gotto (ME) – që është marrë gjithmonë me vlerësimin e të rinjve dhe që tani po shijon lojën e Kaçorrit, i mbërritur ‘in extremis’ nga Shqipëria me një biletë vetëm vajtjeje.

Pikërisht kështu: Pasaportë italo-shqiptare (i lindur në Ronciglione, por i rritur jashtë Italisë), pasi zhvilloi tërë fazën përgatitore me Partizanin e Mark Iulianos, sulmuesi mbërriti në Igea në 14 shtator të këtij viti. Vetëm dy stërvitje dhe ai do t’i fitonte të gjitha: Fanellën e titullarit në supersfidën e Grupit I të Serisë D kundër Nocerina-s dhe golin… që i shpëtoi për fije.

Vetëm topi mund ta ndalte në daljen e tij të parë zyrtare, dhe shpërblimi do të mbërrinte menjëherë pas kësaj. Plot tre gola, në vetëm pesë ndeshje, Luisi  do t’i lumturonte tifozët giallorossi dhe mbi të gjithë drejtorin sportiv Grasso dhe trajnerin Raffaele, të cilët besuan menjëherë tek ai.

I lumtur është edhe agjenti Stefano Vitullo, i bindur në talentin e të riut nëntëmbëdhjetëvjeçar. Ambient ideal për t’u rritur, Siçilia është vendi ku Kaçorri dëshiron të bëhet protagonist përpara se të ndërmarrë fluturimin drejt futbollit të madh.

Sulmues modern, Luis Kaçorri frymëzohet nga Ibrahimoviç dhe ëndërron të matet me Immobile-n. Pikërisht kështu, sepse nëntëmbëdhjetëvjeçari është tifoz i çmendur i Lazio-s. Janë të shumtë tashmë ata që interesohen për të, nga sondazhet e para të realizuara nga disa klube të Serive A e B. Në verë ka patur tentativa edhe nga Virtus Francavilla dhe Rende për të hyrë në tratativa me entourage-in e futbollistit, ndërsa në orët e fundit për të janë interesuar skuadrat e Foggia-s dhe Lucchese-s.

Aktualisht, ama, ai është me Igea Virtus, në zonën e playoff-it të Grupit I të Serisë D. Kaçorri kërkon ta ndihmojë klubin të bëjë diçka të rëndësishme, me përulësinë dhe etjen për fitore që e kanë karakterizuar gjithmonë.

E ardhmja pret: Luisi, me formën e tij, po ndërton tashmë një të ardhme të rëndësishme.

Veritas.com.al/

Image result for sport Luis Kacorri