Nga: Jozefina Topalli/ Fb

Kjo nuk eshte Partia Demokratike! Vendi eshte pa opozite!

Largoni Lulzim Bashen. Ai ka shitur Partine Demokratike.

Menjehere pas betimit si deputete, lista e deputeteve e familjes se Lulzin Bashe Isufit, kontriboi ne zgjedhjen me 80 vota te Gramoz Rucit, Kryetar te Kuvendit te Shqiperise, 27 vite pas rrezimit te komunizmit.

Reagimi i demokrateve ne rrjetet sociale ka qene nje fortune.

Dikush i shkruante:” Nuk besoj te kete votuar Lule Basha per Rucin se do ishte nepotizem”.

Dikush tjeter ” Hera e pare ne historine e vendit qe nje opozite jepet me koncesion nga nje sharlatan”.

Tjetri: “Nese ky lajm eshte i vertete dhe jane shitur qysh sot 3 deputete te opozites, atehere nuk eshte faji i Edvinit por i PD qe i eshte thyer busulla morale”.

Te tjere:” Do behesh Kryeminister ti?! Ty te vjedhin votat ne Parlament.”

Nese ambasadori amerikan bojkotoi Rucin, po ti pse nuk e bojkotove?”

Ne fakt une nuk u habita qe lista e Lulit votoi Ruçin.

Prej shume vitesh, Luli nuk me zhgenjen per asgje: Nuk me zhgenjen:

– as kur qan me lot krokodili per te vraret e diktatures;

– as kur betohet per opozite ballore dhe flirton me Ramen;

– as kur proteston per voten e lire , hyn ne qeveri me pm Ramen dhe vete vjedh votat brenda PD;

– as kur con pd ne humneren me minis 230 mije vota dhe thote realizuam nje fitore morale;

as kur voton Ruçin e fill pas kesaj i bashkohet atyre qe protestojne kundra ketij te fundit;

– as kur therret me sherbetoret e tij gaztore se ia vodhen 3 vota nen reflektoret e dritave te seances parlamentare, nen xhrimin e20 kamerave ne transmetim direkt, ne sy te 3 milion shqiptareve dhe me prezencen e pothuaj gjithe trupit diplomatik.; As kur e shet dhe e rishet ate qe ka mbetur nga PD.

Luli nuk me zhgenjen kur thote ekzaktesisht te kunderten e asaj qe do beje.

Luli luan te gjitha rolet ..teatrale.

Por ai luan dhe role serioze – Nga Zhulieta e Shekspirit ,Don Kishoti i Servantesit… .deri tek kryetari i ” opozites” dhe nuk ka frike se behet Lul Komiku.

Lulin dhe familjen e tij Isufi nuk e lidh asgje me PD.

Ata nuk kane patur kurre lidhje me kete force politike deri ne 2005.

Dhe qe nga ky vit , aii vetem e ka vjedhur ate deri me :

17-18 maj kur kreu aktin e tradhetise ndaj demokrateve;

me 21 maj kur shpalli si Sulltan Bashe Isufi listen e familjes dhe klienteve te saj;

me 22 korrik kur vodhi karrigen e kryetarit dhe vulen e PD permes fallsifikimit te votave e pjesemarrjes.

E deri dje, kur i dhuroi Rucit 3 vota nga lista e tij .

Kur kryetari shet vendet e listes se deputeteve , edhe deputetit i duket se ka te drejte te shese voten e tij.

3 muaj me pare Luli çertifikoi shkrirjen e se djathtes . Dje “opozita” e tij votoi simbolin e komunizmit .

Jo miq, nuk ka humbur dje busullen morale PD.

Kjo nuk eshte PD. Vendi eshte pa opozite.

Edvin Rama nuk ik nga pushteti sa kohe ne krye te opozites do jete çuni i tij i mire.

Demokratet duhet te largojne Lulzim Bashen nga karriga e uzurpuar me vjedhje e fallsifikim se ai ka shitur PD thua se eshte placke qe shitet e blihet