Bllokohet për herë të tretë rruga që të lidh me fshatrat e Kalasëe Tatzat të njësisë Vergo, Bashkia Delvinë. Kjo situatë po vazhdon prej më shumë se 24 orësh.

Mjafton të bien pak reshje dhe lumi Kalasë vërshon mbi rrugë. Ky segment rruge prej kohësh ka mbetur në mëshirë të fatit.

Janë 130 familje te bllokuara në dy fshatrat Kalasë e Tatzat.

Është shembur edhe një urë gjatë kësaj rruge. Rruga nga Delvina për në Kalasë e Tatzat është bërë e pakalueshme.

Banorët kërkojnë ndihmë që të dalin nga izolimi.

Veritas.com.al/