( FOTO: Nga takimet e samitit në Sofje, sot. Zoti Macro në mes)/

Presidenti i Francës Emmanuel Macron vazhdon të ketë qëndrimin e tij të palëkundur se BE nuk duhet të zgjerohet njëherë për njëherë.

Duke folur sot në mesditë në samitin e BE në Sofje, Macron është shprehur se ‘BE duhet fillimisht të bëjë reforma radikale e reale e më pas duhet menduar për një zgjerim’.

Duke folur për vendet kandidate dhe Ballkanin, presidenti i Francës është shprehur se duhen para me shumë kujdes dhe ashpërsi.

‘Jam pro integrimit të vendeve të Ballkanit, por ne duhet ta shohim zgjerimin me shumë ashpërsi dhe kujdes.

Sa herë që zgjerohemi, ne shikojmë se dobësohemi’, është shprehur Emmanuel Macron në Sofje, ku po organizohet samiti BE-Ballkan.

Gazeta  gjermane, Tagesspiegel shkruan se Macron është veçanërisht kritik me Shqipërinë.

“Mbi të gjitha, presidenti francez Emmanuel Macron ka rezerva për hapjen e shpejtë të negociatave me Shqipërinë. Arsyeja: vitin e shkuar, ndryshe nga Gjermania, Franca ka shënuar një rritje të numrit të azilkërkuesve shqiptarë, krahasuar me një vit më parë.

Në fillim të kësaj jave, Macron hodhi poshtë shqetësimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, në një takim që zgjati një orë e gjysmë në Pallatin Elize, Paris”, shkruan gazeta.

Sidomos i ashpër u tregua presidenti francez, Emmanuel Macron: “Unë jam shprehur mbi këtë pikë. Jam në favor që Ballkani t’i bashkangjitet Europës, por çdo zgjerim i Bashkimit Europian duhet të shihet me shumë kujdes dhe rreptësi. Ka diskutime në vijim dhe duhet të vazhdojmë t’i zhvillojmë.

Veritas.com.al/