Krimet e dhunës, sulmet terroriste dhe epidemia e ngacmimeve seksuale në Europë janë “jo të lidhur” me emigracionin masiv, ka thënë Emmanuel Macron, duke fajësuar “diskriminimin” dhe pabarazinë si shkaktar të këtyre fenomeneve.

Duke folur para studentëve në  Universitetin ‘George Washington’ në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar, presidenti Francez gjithashtu pranoi se “90 për qind” e emigrantëve Afrikan që mbërrijnë në Europë, janë emigrantë ekonomik dhe jo refugjatë.

Macron nxitoi të mbante këtë fjalim pasi studentët thanë se Amerikanët e shikojnë emigracionin masiv “nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika drejt Europës… gjatë viteve”, se rezulton në rritjen e dhunës, krimit dhe sulmeve terroriste në kontinent.

Duke vënë në dukje “një rritje në numrin e ngacmimeve seksuale dhe përdhunimin e grave si një pikë në të cilën shumë femra kanë frikë që të dalin nga shtëpia”, dhe një rritje të anti- Semitizmit si një pikë ku shumë qytetarë hebrenj këshillohen që të mos veshin kostume fetare nga frika se mund të sulmohen, presidenti u pyet se çfarë po bën qeveria për të siguruar sigurinë kombëtare dhe identitetin kulturor të Francës dhe Europës”.

“Absolutisht nuk jam naiv. Në shoqëritë tona, ne kemi nevojë për më shumë siguri, për më shumë siguri kombëtare, veçanërisht për femrat” tha Macron para se të citonte “Unë nuk besoj se këto fenomene janë të lidhura me emigracionin”.

Veritas.com.al/