Pas Roberto Formigoni-t, i takon Gianni Alemanno-s. Ish kryetari i bashkisë së Romës është goditur nga një dënim-maksimal prej 6 vjet burg për korrupsion në një procedim pjese e Mafia Capitale.

Dënimi është ai i gjyqtarëve të seksionit të dytë penal të gjykatës. Menjëherë pas dënimit, komenti i Alemannos: “Do të shkojmë në apel pasi te lexojmë motivet. Unë jam i pafajshëm, e kam thënë gjithmonë dhe do ta përsëris edhe para gjyqtarëve të apelit”. Dënimi erdhi pas vetëm dy orësh në dhomë këshillimi dhe tejkaloi kërkesat e prokurorit Luca Tescaroli, i cili kishte kërkuar një dënim prej pesë vjet e gjysmë burg.

Akuzat kundër Alemannos janë ato të korrupsionit dhe financimit të paligjshëm: sipas prokurorisë ai do të kishte marrë mbi 200 mijë euro pa pasur titull, pjesën me te madhe te te cilave nëpërmjet fondacionit Nuova Italia, në të cilin ai është president.

Veritas.com.al/