Mafia është gati të mbrojë Nju Jorkun nga sulmet e Shtetit Islamik. Kështu shprehet Giovanni Gambino, djali i një bosi të krimit të organizuar në Nju Jork.
“Nëse xhihadistët kanë në program të sulmojnë Nju Jorkun, duhet të bëjnë llogaritë me mafian siçiliane, që është gati të bëjë të vetën për të ndaluar njerëzit e Kalifatit dhe për të mbrojtur qytetarët”, thotë ai.

Sipas Gambinos, mafia mund t’iu sigurojë më shumë siguri se FBI apo Departamenti i Shtetit qytetarëve, pasi nuk ka asnjë limit nga ligji.
“Bota është e rrezikshme, por njerëzit që jetojnë në lagjet e Nju Jorkut dhe që kanë lidhje me siçilianët, duhet të ndihen të sigurtë”, ka thënë ai.
Reagimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi një ish-agjent policie deklaronte për mediat italiane, se Italia mund të mbrohej nga terroristët duke u mbështetur pikërisht tek mafia