Ish-kryeministri, Pandeli Pandeli Majko gjatë fjalëas se tij sot në Kuvend ka deklaruar se këtë parlament e ka marrë lummi dhe sipas tij klasa politike shqiptare i ngjan Byrosë Politike në kohën e komunizmit. Majko i shprehu këto duke iu drejtuar Berishës. 

“E vërteta është që ne kemi krijuar një sistem të paprekshmish që qëndrojnë në këtë sallë dhe, vini vizën: këtej janë këta, këtej ne e bardha, nuk ka vizë. Nuk po them se janë ëngjëj këta dhe as ne. Ekziston një situatë tepër e rëndë psikologjike. Ne po e rrëzojmë me duart tona të gjithë sistemin që kemi ngritur nga ’92. Do bëhet 25-vjetori i Lëvizjes së Dhjetorit, çfarë do t’u themi? Këtë ku jemi katandisur tani do t’u themi që kemi realizuar? Tre çereku ynë u ngjan anëtarëve të Byrosë Politike të ’90 të matufepsur komplet, të marrë fund, pa histori. Ulërasim këtu për kriminelë dhe histori të tjera. Po bëhet rutinë dhe unë hyj tek ata deputetë që qëndrojnë gjatë gjithë seancës dhe dëgjoj edhe gjëra që nuk më pëlqejnë.

Këtu në parlamentin tonë rregulloren e parlamentit e ka marrë lumi mirë, nuk dihet kush është rendi i ditës, koha e të folurit dhe nuk po merret vesh sesi fillon dhe si mbaron seanca parlamentare. Këtu është seancë, kushdo vjen, flet sa të dojë, shan sa të dojë, flet si të dojë dhe publikun me të drejtë e ka marrë neveria për ditën e enjte për atë që dëgjon në parlament. Sot normalisht gjithë bota diskuton rrezikun e terrorizmit, në parlamentin e Shqipërisë qeveria shpallet e gjitha kriminale dhe kryeministri i vendit kryekriminel”- tha Majko./LAPSI.AL/