Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka mbështetur deklaratën e Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj për Policinë e Shtetit dhe është përpjekur të ‘shfajësojë’ disi kryeministrin Edi Rama pas thirrjeve të tij nga Berati për pjesëmarrje ‘të policëve në fshatë për grumbullim të votave në favor të PS’.

Nga emisioni “Studio e Hapur” në Neës24, Majko tha se Rama e kaloi cakun por se thirrja e tij kishte një konotacion familjar për policët.

‘Rama e kaloi cakon. Nuk i heq asnjë presje deklaratës së ministrit. Por deklarata e Ramës kishte një konotacion tjetër, familjare”, tha Majko.

Pas këmbënguljes për një reagim më të fortë, Majko ka ironizuar: “Çfarë doni të them? Kjo është një dramë e madhe që po e krijon regjimi i Edi Ramës në Shqipëri? Merreni me detajet. Shikoni standardin, kur ministri jo i PS del dhe reagon. Politika po bën një fushatë më se të zakonshme”, deklaroi Majko.

Veritas.com.al/