Dy partitë populiste në Itali do të përpiqen të arrijnë një marrëveshje për formimin e qeverisë pas në draftin që kanë zbuluar mediat, shfaqen planet për të kundërshtuar rregullat e BE mbi emigracionin dhe borxhin.

Një nga idetë e draftit është lërkesa për të kërkuar anulimin e 250 miliardë Euro të borgjit të blerë nga Banka Qendrore Europiane.

Italia ka borxhin publik më të lartë në eurozonë.

Liderët e dy partive drejtuan sulme mbi zyrtarët e BE, me akuzat se po ndërhyjnë në procesin e bisedimeve për krijimin e qeverisë.

Tre komisionerët e BE kanë theksuar gjithashtu se nuk ka ndonjë oreks për ndryshime në rregulla.

Lideri i krahut të djathtë, Matteo Salvini sulmoi ” ndërhyrjen e papranueshme nga BE”, ndërsa Luigi Di Maio, i partisë anti-establishment ‘Lëvizja Pesë Yjet’ folën mbi “sulme të vazhdueshme… nga Eurokratët”.

Gjithashtu ata dënuan rrjedhjen e informacionit nga drafti i marrëveshjes për në ‘HuffPost Italia’ dhe thanë se propozimet e datës 14 maj, ora 09:30 ishin jashtë kohe.

Veritas.com.al/

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.