-Sipas gazetës “Rilindja Demokratike”-

Gjashtë senatorë dhe kongresmenë shprehin mbështetjen e plotë të kërkesave të popullit shqiptar për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike. Ata do të angazhohen gjatë ditëve të ardhshme për një fushatë të fortë në Senatin dhe Kongresin amerikan, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump për të ndërgjegjësuar Shtetet e Bashkuara nga rreziku që ka sot Shqipëria për të rënë në kthetrat e mafias dhe krimit të organizuar përmes fundosjes së mekanizmit të zgjedhjeve të lira.

Deklarata janë bërë mbrëmë në Sheshin e Lirisë nga Kryetari i opozitës Basha, i cili ka shpallur edhe lëvizjen e re të opozitës në këtë betejë kundër organizatës kriminale në pushtet. Ajo do të njihet si MAGA (Make Albania Great Again) një huazim i plotë i sloganit që çoi drejt fitores në zgjedhjet presidenciale presidentin Trump, tashmë i njohur në të gjithë botën si Make America Great Again dhe me shkurtimin (MAGA).

Zoti  Basha ka përshëndetur mbrëmë mbështetjen e të gjithë senatorëve dhe kongresmenëve amerikanë që do të jenë zëri i qytetarëve shqiptarë në të gjitha institucionet vendimmarrëse të Shteteve të Bashkuara.

Senati dhe Kongresi amerikan ka një interes për zhvillimet në Ballkan dhe veçanërisht në Shqipëri.

Senatoret Roger Ëicker; kryetar i Komisionit të Helsinkit në Kongres, Senatori Lamar Alexander, Kongresmeni Steve King, Trent Kelly, Richard Hudson dhe Robert Aderholt u angazhuan që zëri i opozitës të dëgjohet dhe debatohet jo vetëm në Kongres, por edhe në të gjitha nivelet e administratës së Presidentit Trump.