Parlamenti maqedonas ka miratuar me 69 vota pro ligjin për pranimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare krahas gjuhës sllave- maqedonase.

Në votim nuk pati asnjë deputet kundër apo abstenim, ndërkohë që deputetët e VMRO DMPNE nuk morën pjesën në votim.

Debati për ligjin e sapo-miratuar ka nisur që më 5 shtatorin e kaluar, në komisionin kuvendor për Çështjet Europiane. Ndërsa shumica parlamentare aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15 nëntor të vitit të kaluar.

Veritas.com.al/