Ky vit ka sjellë një çudi përmes gazetës Washinton Post që ka shpallur se pastërtia aq e dukshme e Virgin Mary fyen viktimat e përdhunimit.

Në një artikull të titulluar “Kultura jonë e celebrimit të pastërtisë së Virgin Mary. Si një viktimë e përdhunimit që jam, ajo më fyen”, shpjegoi  Ruth Everhart se sidomos gjatë periudhës kur festohen Krishtlindjet, Maria bëhet problem për shumë Kristian për shkak të pastërtisë së saj të pa prekur.

Maria “na vë një shirit aq të lartë sa është e pamundur të arrihet”, shkruan Everhart. “ Tani një pjesë nga ne jemi instaluar në pozitën që të jemi njëkohësisht: Edhe të virgjëra, edhe nëna- në të njëjtën kohë.”

Si viktimë e përdhunimit, autorja e ka pasur veçanërisht të vështirë- tha ajo, që nuk kishte rrugë tjetër veçse  të kthehet në pastor  me qëllim që “të vijë në termat e tregimit të Marisë”.

Everhart shkruan se ajo  nuk fajëson shkatërrimin e saj “tërësisht” vetëm sipas Marisë Virgjër. Në fakt, kjo është gabim i vetë Marisë- tha ajo; ka qenë Kisha që ka manipuluar Marinë për të qenë ashtu model i pastërtisë”.

“Maria nuk është përgjegjëse për çfarë ne kemi bërë me tregimin e saj”, shkruan ajo. “Kultura e Kishës ka qenë mbifokusuar mbi virgjërinë dhe e ktheu atë në një idol të pastërtisë seksuale. Kur kjo vjen te eksperienca femërore, kisha duket e detyruar të tkurret, të shtrembërojë dhe të manipulojë”.

Të njëjtët njerëz, “vaginat janë në thelb të pista”- deklaroi ajo. “Ato kurë nuk mund të jenë të pastra”.

“Dhe kjo nuk është përfundimisht pa shpresë? A ju bezdis fakti që gjysma e popullsisë njerëzore është e dënuar si e pashpresë, sepse pjesët e trupit të tyre nuk mund të jenë kurrë të pastra?”, bëri pyetje retorike ajo.

Mos e çani kokën pse keni qenë në disa shërbime kishtare, madje pa dëgjuar as predikime kishtare. Mos e çani kokën pse virgjiniteti është mbajtur  rrallë si model i kulturës perëndimore, madje edhe brenda vetë kishës. Mos u shqetësoni se Kristianët kanë zhvilluar “Teologjinë e Trupit” për të ndihmuar njerëzit që të çmojnë trupin njerëzor dhe seksualizmin si një dhuratë të dhënë nga Zoti.

Për Everhart, është gabim i Kristianëve pse njeriu ndjehet seksualisht i pistë.

“Ne u dashkam të pretendojmë se seksualizmi është diçka që ne mund ta mbyllim në kuti dhe ta mbajmë në raft. Por “kutia e mbyllur” nuk mund të funksionojë. Madje as me rripin e virgjërisë, as me unazën e pastërtisë”, shkruan ajo.

Dhe duke u kthyer te Virgin Mary, Everhart pyet: “Si jeni ndjerë rreth asaj që patriarkati ka bërë me ju?”.

Gjëja më e mirë që Maria nuk përgjigjet.

/Veritas.com.al/