Marine Le Pen, kandidate presidenciale e Frontit Nacional të Francës ka premtuar të vendosë “France first”, për të goditur “globalizmin financiar”, “emigracionin masiv”, dhe  “fondumentalizmin Islamik”- si pikë referimi në fjalim.

Gruaja 48 vjeçare tha se “Globalizmi financiar dhe Globalizimi Islamist po ndihmojnë njëri- tjetrin” dhe “këto dy ideologji tentojnë ta ulin Francën në gjunjë”.

Sipas Le Pen, globalizimi mund të përmblidhet si “fabrikim i skllevërve për të shitur te të papunët”. Ajo premtoi se Republika e Frontit Nacional do të jetë “e tëra lokale dhe jo globale”.

Duke folur para turmave entuziaste me rreth 3000 mbështetës, Le Pen tha se qeveria e saj do të ketë “Francën të parën!”, ku qytetarët do të vihen në radhë për dy linja njëkohësisht: Punësim dhe Strehim social.

Në kontrast me kandidatët që kanë si slogan “para cash për të Djathtët dhe para cash për të Majtët”, ajo tha se do të jetë “vetëm kandidate e popullit”.

Le Pen evokoi shpirtin fitimtar të suksesshëm të Donald Trump të manifestuar në fushatën elektorale, i cili në mënyrë eksplicite hodhi poshtë “këngën false të globalizmit” dhe premtoi “America First”.

“Populli po zgjohet”, konfirmoi nënkryetari i Frontit Kombëtar, Florian Philippot, menjëherë pas fjalimit të Le Pen.

/Veritas.com.al/