Në një miting në qytetin rural të La Bazoche-Gouet, kandidatja për Presidente në francë Marine Le Pen kritikoi rivalin globalist, Emmanuel Macron për “fyerje ndaj popullit dhe Francës”. Ajo iu premtoi mbështetësve të saj se “kurrë nuk do të behën objekt i terrorizmit”, duke shtuar se do ta verë “në gjunjë fundamentalizmin Islamik”.

Duke trajtuar idenë që Fronti Nacional e quan “Francë e Harruar”, Le Pen foli të hënën para turmave në një mjedis të hapur para rreth 1,000 njerëzve në qytetin e vogël të Eure-et-Loir, i cili ka një popullsi vetëm 1200 banorë.

“Kandidatët e tjerë po qëndrojnë vetëm në qytetet e mëdha”- tha ajo. “Unë kam qenë në takime në fshatra të vegjël me njerëzit e Francës, aty ku ata nuk kanë parë kurrë kandidatë që t’i tajojnë e të flasin. Është vendi im, unë jam këtu mes popullit francez të cilin dua ta mbroj”, tha Le Pen.

/Veritas.com.al/