Fronti Nacional i Marine Le Pen do të nisë në zgjedhjet legjislative të qershorit, të jetë forca kryesore opozitare e presidentit Emmanuel Macron, i cili e mundi me një lum votash në zgjedhjet presidenciale. Por Partia tani po zhvillon fushatën për largimin nga monedha euro dhe të qëndrojë fort kundër “emigracionit masiv”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë, Nicolas Bay tha të hënën se Fronti Nacional mund të propozojë kandidatë në cdo distrikt, nga 577 që janë gjithsej. Kjo u jep shpresë se do të tregojnë ‘opozitë reale’ ndaj Macron- një centrist i cili emëroi si kryeministër një emër të ri, Edouard Philippe, që vjen nga radhët e të djathtës tradicionale.

Populistja Le Pen,e cila nuk është parë që nga disfata e saj e 7 Majit përballë Macron, do të njoftojë nga fundi i javës nëse do të kandidojë për anëtare të Parlamentit.

/Veritas.com.al/