( Macron dhe Merkel në Bruksel)/

Sipas Deutsche Welle

Ka shumë gjeste simbolike për miqësinë Gjermani-Francë. Tani shtohet një tjetër: Një version i ri Marrëveshjes së Elizesë të vitit 1963. Ai duhet të përtërijë miqësinë mes dy popujve dhe vendeve.

Kur presidenti francez, Charles de Gaulle dhe kancelari i atëhershëm gjerman, Konrad Adenauer më 22. Januar 1963 nënshkruan Marrëveshjen e Elizesë (Elysée), të dy burrat e shtetit vulosën edhe pajtimin mes dy armiqve të dikurshëm të përbetuar. Nga armiqtë e dikurshëm të Luftërave Botërore u bënë partnerë europianë. Me marrëveshjen e miqësisë u ra në ujdi që qeveritë në Bonn dhe Paris të zhvillonin konsultime formale, një bashkëpunim politik të ngushtë dhe shkëmbimin e të rinjve. Më shumë se 8,4 milionë të rinj gjermanë dhe francezë kanë marrë pjesë që atëherë në programet e shkëmbimit mes dy vendeve.

Pse një marrëveshjeje e re?

Kjo ripërtëritje vjen në jubileun e marrëveshjes. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel negociuan vitin e kaluar një marrëveshje të re të miqësisë. Të martën (22.01) në qytetin gjerman të Ahenit (Aachen) kjo miqësi do të thellohet me nënshkrimin e marrëveshjes 16 faqëshe. Pala franceze gjithmonë kishte propozuar rifreskimin e marrëveshjes. Nuk bëhet fjalë që ajo të ndryshohet, por të dërgohet një sinjal politik: Berlini dhe Parisi duan të ndërmarrin një etapë rë re të bashkëpunimit gjermano-francez dhe me këtë edhe një reformë të Bashkimit Europian. Bashkëpunimi shihet edhe si shpallje e luftë kundër populizmit dhe nacionalizmit në rritje në Europë.

Bildergalerie zum deutsch-französischen Verhältnis (picture-alliance/dpa)

Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle, më 22 janar 1963 nënshkruan marrëveshjen e miqësisë në Pallatin Elize

Çfarë ndryshon me marrëveshjen e re?

Në një deklaratë të përbashkët, kancelarja Merkel dhe presidenti Macron tematizojnë iniciativa në fusha të ndryshme të politikës. Kështu marrëveshja e re përmban zgjerimin e programeve të shkëmbimit për qytetarët, thellim të bashkëpunimit për Europën, politikën e jashtme dhe të sigurisë, një integrim më të madh ekonomik dhe koordinim më të mirë në politikën e klimës dhe mjedisit. Çështja e refugjatëve nuk përmendet, në këtë kontekst të dy krerët e shteteve mbeten brenda kuadrit të marrëveshjes origjinale.

Në një rezolutë të përbashkët të Bundestagut dhe Asamblesë Kombëtare të Francës deputetët kërkuan thellim të bashkëpunimit mes popujve. Ky do të përfshijë si qendrat e përbashkëta për shkollimin profesional deri tek qendra gjermano-franceze për inteligjencën artificiale. Shkëmbimi mes parlamenteve do të forcohet përmes  marrëveshjes gjermano-franceze të parlamenteve. Një qëllim tjetër është zbatimi i unifikuar i rregulloreve të BE-së në të dyja vendet.

Deutschland Frankreich Konrad Adenauer Charles de Gaulle Elysee Vertrag (AP)

( Konrad Adenauer dhe Charles de Gaulle në Elysee (AP)

Gjuha

Ovacione të gjata pati vitin e kaluar për Fraçoi de Rugy, të ftuarin e nderit në Bundestag për jubileun e marrëveshjes. Një çerek ore foli presidenti i Asamblesë Kombëtare franceze, pas tij deputetët u ngritën nga ulëset. 44 vjeçari e mbajti të gjithë fjalimin në gjermanisht-sinjale të shpeshta, por vetëm në nivelin politik. 55 vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Elizesë është rritur numri i politikanëve që e njohin gjuhën e fqinjit.

Presidenti Macron është i rrethuar me disa njohës të Gjermanisë. Por ndryshe është zhvillimi në shoqëri. Prje vitesh gati nuk ndryshon numri i atyre që mësojnë gjermanisht në Francë. Në kohët e De Gaulles ishin gjysma e francezëve që mësonin gjermanisht. Sot vetëm 15% e nxënësve e mësojnë këtë gjuhë. Edhe në Gjermani ka rënie të numrit të nxënësve që mësojnë frëngjisht. Përgjegjëse për këtë është rritja e dominancës së anglishtes. Prandaj nxitja e mësimit të gjuhëve fqinje luan rol në marrëveshjen e re.

Ekonomia

Gjermania është për Francën partneri më i rëndësishëm tregtar. Të dyja ekonomitë popullore do të thellojnë bashkëpunimin. Marrëveshja e Ahenit do të krijojë një hapësirë ekonomike gjermano-franceze dhe do të reduktojë pengesat burokratike. “Jo vetëm me një treg të brendshëm të përbashkët, por me rregullore të përbashkëta në të drejtën ekonomike, shoqërore dhe të falimentimit,..me këtë rrisim vetëdijen se bashkë jemi më të mirë, se secili më vete”, thotë Andreas Jung kretar i grupit parlamentar gjermano-francez në Bundestag për Deutsche Wellen.

Siguria dhe armatimi

Marrëveshja e re e Elizesë vendos fokusin tek bashkëpunimi në çështjet e mbrojtjes dhe lufta kundër terrorizmit. Të dy vendet kanë bërë një rrugë të gjatë. Nga viti 1989 ka një brigadë të përbashkët ushtarake gjermano-franceze. Por për shkak se me francezët e gatshëm për investime dhe me gjermanët e rezervuar përplasen dy filozofi të ndryshme, është e vështirë të kalohet nga vizionet në projekte konkrete. Kjo do të përmirësohet. Gjermania dhe Franca sigurojnë njëra-tjetrën se në “rast të një sulmi të armatosur” të njërit prej vendeve, ai do të ndihmohet me mjete ushtarake. Lidhur me eksportet e armëve të dyja palët do të zhvillojnë rregulla të përbashkëta.

Belgien, EU-Gipfel - Emmanuel Macron, Präsident von Frankreich und Bundeskanzlerin Angela Merkel (Getty Images/E. Dunand)

E ardhmja digjitale

Mirëqenia në shekullin e 21-të lidhet me revolucionin digjital. Në këtë kuptim vendet partnere duan të japin impulse për “një union digjital”. Deri më tani tregun e dominojnë gjigandët amerikanë si Apple, Google, Amazon. Gjermania dhe Franca, siç kërkohet nga deputetët, duan të përpiqen me një “qendër për inteligjencën artificiale” të ndihmojnë sipërmarrjet digjitale europiane drejtpërdrejt me subvencione ose jo drejtpëdrdrejt.

Ky projekt ka dështuar njëherë. Kur Google nisi në fillimin e shekullit rrugën triumfuese, kancelari Schröder dhe presidenti Jacques Chirac iniciuan ngritjen e një makinerie kërkuese në internet, si projekt gjermano-francez. Një vit pas njoftimit, Gjermania u tërhoq nga projekti Quaero.

Veritas.com.al/