Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e deputetit Tritan Shehu, mbështes i Sali Berishës, për të votuar rezolutën që dënon gjenocidin serb në Serbrenicë në Bosnjë-Hercegovinë. Berisha u shpreh se njohja e gjenocidit në Srebrenicë është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara dhe se është kusht themelor që të mos përsëritet. Berisha hodhi akuza edhe ndaj Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duke e quajtur si Putini i vogël. Sipas Berishës PS-së votuan me urdhër të Aleksandër Vuçiç, për të cilin u shpreh se është një Putin i Vogël.

Por kryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, akuzoi Sali Berishën se ka furnizuar me naftë kontrabandë makinat serbe të Millosheviçit, ndërsa ka kërkuar që çështja të hetohet.

‘Kjo është një çështje që drejtësia duhet ta rihapë. Thyerja e embargos së Kombeve të Bashkuara duhet të hapet. Sa i përket luftës së Kosovës, mbetesh tradhtari më i madh!’- tha Balla.

Nuk dihet arsyeja se pse e ka kthyer pikërisht dënimin e kësaj masakre që ka ndodhur 27 vite më parë. Kjo kërkesë e tij duket e një natyre “djallëzore”, pasi nuk do të shërbente për asgjë tjetër përveç se krijimin e tensioneve me Aleksandër Vuçiç. Absurde është dhe fakti që Berisha ka qenë 8 vjet në pushtet dhe nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim, por e kërkon pikërisht në këtë moment për të krijuar trazira, ndërkohë që vetë Balla nje dite me pare e ka bërë të qartë që Shqipëria  Shqipëria e ka dënuar masakrën e Srebernicës dhe madje ka mbështetur edhe rezolutat në OKB dhe OSBE në 1995.

Gjenocidi i Srebrenicës
Gjenocidi i Srebrenicës ose Tragjedia e Bosnjës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet!