Çështja nuk është të jesh ne favor ose kundër, thjesht flasim për diçka të paarritshme, jashtë kohës

Nga: Alessandro Sallusti 

Thuhet se po shkojmë drejt një sistemi sovranist, në të vërtetë që tani kemi një qeveri sovraniste.

«Padrone në shtëpinë tonë», «Së pari italianët», «Europa nuk më intereson» janë disa nga sloganet që i kanë sjelle fat Lega-s dhe Cinquestelle-ve. Dhe të thuash se kemi bërë shumë, edhe luftëra, për të përzënë sovranët dhe për të zëvendësuar monarkitë me republika të bashkuara mes tyre përmes institucioneve politike dhe ekonomike mbi kombëtare.

Tani dikush dëshiron të kthehet prapa, ka autoritet dhe për disa mënyra gjëja na magjeps edhe ne. Për më tepër, kush nuk do të jetë “zot në shtëpi te vet”. Por pyetja, e kuptoj paksa mërzitshëm në këtë gusht të nxehtë, që duhet të bëjmë është kjo në vijim: padrone te kujt ?

“Të çdo gjëje”, do të ishte përgjigja më e qartë dhe e drejtpërdrejtë. Por kjo është një përgjigje e shekullit të tetëmbëdhjetë, e mirë për kukudhët në fushatë elektorale. Mendojeni. Dje ndodhi diçka në Turqi dhe brenda pak sekondash ekonomia jonë dhe financat tona u shembën. Çfarë kemi të bëjmë ne me Turqinë – e cila nuk bën pjesë madje as ne Evropë – aq me tepër me tarifat që Trump i vendos Kinës? Ne dukje asnjë, por në realitet shumë dhe te qenët “padrone në shtëpinë tonë” nuk na ka mbrojtur nga dëmet e mëdha, as nuk do të jetë ndonjëherë në gjendje ta bëjë këtë.

Bankat italiane janë supernacionale, jo për aksionerët, por për shkak se ato kanë pasuri mbikombëtare (aksione dhe tituj) në bilancet e tyre. Kompanitë tona më të shkëlqyera, të mëdha dhe të vogla, janë supernacionale, sepse tetëdhjetë për qind te qarkullimit të tyre e bëjnë jashtë vendit dhe një teshtimë në Moskë apo ne Pekin mund t’i bëjë atyre me keq, ose më mirë, se një taksë e re  më shumë ose më pak, vendosur në Romë. A mund të jemi ne “sovrane” të këtyre mekanizmave djallëzore dhe të pashmangshëm? Pikërisht jo, nuk është e mundur, edhe nëse Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio te cirreshin së bërtituri nga këtu në përjetësi.

E akoma. Mund të jemi “sovranë” në rrjetin e internetit që përcjell sot në kohë reale 80% te informacionit, i vertete ose fals qofte? A mund ti imponojme grave italiane rregullat e shtatzënisë kur vetëm pak larg nga kufijtë tanë është i lejuar çdo lloj fekondimi? A munden “sovranitet” të ndalojnë teknologjinë që i lejon grithëçka gjithkujt ? Përgjigja është e njëjta: jo.

Pra, të dalim nga mashtrimi sovranist. Çeshtja nuk është në jemi ne favor ose kundër, thjesht flasim për diçka të parealizueshme, jashtë kohës. Do të kënaqesha të isha sovran në shtëpinë time, në kuptimin e familjes sime. Por edhe atje kam jo pak probleme (dhe Salvini mendoj se ka patjetër).

Veritas.com.al/