Dy persona të armatosur dhe të maskuar i kanë vënë flakën një kamioni në Fushë – Krujë. Ata i kanë dalë përpara mjetit dhe i kanë bërë shenjë drejtuesit të ndalojë. Sapo ka ndaluar, personat e maskuar e kanë zbritur nga mjeti dhe i kanë vënë flakën. Më pas u larguan me një makinë. Shoferi me inicilaet E.B bëri denoncim në polici. Ai tha se nuk kishte patur asnjë konflikt dhe nuk e dinte motivin e kësaj ngjarje.