Reuters njofton se kryeministre Theresa MAy e Britanisë i ka kërkuar Bashkimit Europian shtyrjen e marrëveshjes mbi Brexit deri në 30 qershor.

Siç dihet Bashkimi Europian është i vendosur të mos e shtyjë, por ta aplikojë menjëherë Brexit-in për Britaninë….

Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga BE në 12 prill, por deri tani nuk është miratuar nga Parlamenti asnjë marrëveshje për tërheqje.

Zonja May ka propozuar, në se Parlamenti bie dakord për një afat të marrëveshjes, atëherë Mbretëria e Bashkuar mund të largohet para zgjedhjeve Parlamentare Evropiane në 23 Maj.

Por ajo tha se Mbretëria e Bashkuar duhet të përgatitet për kandidatët në këto zgjidhje në rast se nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Veritas.com.al/