Mazhoranca vendosi të përjashtojë nga Kuvendi, për 5 ditë, kryetarin e grupit Parlamentar të PD, Edi Paloka. Vendimi u mor sot në mbledhjen e kryetarëve në Kuvend.

Mbledhja e kryetarëve u thërrit me kërkesë të një grupi deputetësh të PS, për shkak të përplasjes së Palokës me Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Kur ministri po fliste të enjten në parlament, Paloka u ngrit në foltore dhe e shtyu atë. Një natë më patë në televizionin “Klan” ishte publikuar një audio -përgjim nga drejtori i Fondit të Sigurimit Shëndetësor të Tropojës. Drejtori ishte pushuar nga puna me urdhër të ministrit Beqaj pse nuk kishte marrë pjesë në një mbledhje partie.

Deputetët demokratë kërkuan ndarjen mes funksioneve të shtetit dhe detyrave të partisë.

/Veritas.com.al/