Sondazhet e fundit tregojnë se qeveritë konservatore, partitë anti emigracionit masiv në Hungari dhe Poloni po marrin një mbështetje rekord, ndërsa uniteti i BE mbi emigracionin vazhdon të shkërmoqet.  Afërsisht tre të katërtat e votuesve polakë, 73 për qind e tyre, besojnë se presidenti Andrzej Duda po  e kryen mirë misionin e tij- sipas një studimi nga kompania e sondazheve, CBOS.

Në një studim të veçuar të kryer nga IBRiS, Partia Ligj dhe Drejtësi në Poloni, (PiS) mund të marrë mbi 47 për qind të votave nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë javë- shumë larg nga rivali i tij i Platformës Civile (PO).

PO e krahut të majtë- parti e ish kryeministrit Polak dhe aktualisht president i këshillit Europian, Donald Tusk – mund të marrë më pak se gjysma e votave që ka marrë.

Si pjesë në Visegrád, Hungaria, ku konservatorët e Aleancës Kristiane Fidesz/KDNP kanë arritur në tetë vjet rekord të lartë me 62 për qind të votuesve që suportojnë qeverinë e kryeministrit Viktor Orbán- më shumë se katër herë se sa kanë mbështetur partinë tjetër popullore, të djathtë ekstreme, Jobbik.

Një sondazh i përafërt kryer nga Századvég zbuloi se Fidesz/KDNP mbështetet nga 57 për qind të të intervistuarve (rritur me pesë për qind).

Veritas.com.al/