9 foto: ZAKARIA ABDELKAFI/AFP/Getty Images)/

CHRIS TOMLINSON

Mbi 300 organizata të medias, gazetarë, fotografë dhe të tjerë kanë nënshkruar një letër që denoncon dhunën nganjëherë brutale të përdorur kundër anëtarëve të lëvizjes Gilets Jaunes (Jeleket e Verdhe) dhe vetë anëtarëve të shtypit në Francë.

Letra pohon se liria e shtypit në Francë ka vuajtur për vite, por ka hyrë në një fazë të re pas fillimit të protestave të Jelekëve të Verdha në nëntor të vitit të kaluar, raporton Franceinfo.

“Të gjitha këto forma të dhunës kanë pasoja fizike (lëndime), psikike (trauma) ose financiare (pajisje të thyera ose të konfiskuara). Ne jemi personalisht dhe profesionalisht te denigruar dhe penalizuar “, shkruajnë ata, dhe shtojnë se gazetari David Dufresne kishte numëruar të paktën 698 raste të njerëzve që u sulmuan ose u plagosën nga policia gjatë protestave, duke përfshirë 85 gazetarë.

Nënshkruesit u ankuan gjithashtu për policinë qe kërkonte kartat e shtypit, diçka që nuk është gjithmonë në dispozicion për gazetarët e pavarur, duke thënë, “Si një kujtesë, gazetaria nuk është një profesion i rregulluar. Nuk është karta e shtypit që justifikon profesionin tonë ose jo. ”

“Kjo është arsyeja pse ne kërkojmë që qeveria të marrë masat e nevojshme në mënyrë që agjencitë e zbatimit të ligjit të mos na ngacmojnë dhe le të punojmë lirshëm,” shtuan ata.

Çështja e dhunës policore ndaj anëtarëve të Jelekëve te Verdhe ka ndezur shqetësim nga të tjerët, duke përfshirë profesionistët mjekësorë, të cilët më parë kanë thënë se kurrë nuk kanë parë aq shumë plagë të rënda, disa prej të cilave kanë përfshirë duart dhe sytë e humbur gjatë një lëvizje proteste.

Më parë këtë javë një grua e re 19-vjeçare u plagos rëndë nga policia gjatë një proteste në Marsejë më 8 dhjetor dhe se ajo tani ka ngritur akuza për vrasje në tentativë ndaj oficerëve, duke thënë se ajo u godit nga një plumb gome dhe më pas u rrah brutalisht nga oficerë të veshur civile ndërsa ajo ishte shtrire në tokë.

Sipas 19-vjeçares, ajo sapo kishte lënë punën e saj të shitjes me pakicë për ditën para sulmit dhe ishte plagosur aq keq sa që iu deshën katër muaj që të mund të kthehej në punën e saj.

Veritas.com.al/