Deputetët e Partisë Demokratike janë thirrur për një mbledhje të jashtëzakonshme.

Grupi parlamentar do të mblidhet në selinë e PD-së në orën 18.00.

Bëhet e ditur se Lulzim Basha ka urdhëruar që askush të mos mungojë në mbledhjen e sotme.

Ende nuk ka njoftim për rendin e ditës, por pritet të diskutohet për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Gjatë ditës mediat kanë raportuar se do të ketë protesta të hënën, organizuar nga PD dhe LSI.

Mazhoranca ka vendosur të votojë të hënën për drejtuesin e ri të prokurorisë, ndërsa tre kandidatët u përzgjodhën vetëm me votat e socialistëve.

Veritas.com.al/