Sonte në sallën e spektakleve në Universitetin e Arteve zhvillohet ceremonia e dekoratës së akorduar për këngëtaren kosovare Nexhmije Pagarusha me rastin e 85 vjetorit të lindjes; shoqëruar me një koncert të këngëve nga repertori i saj.

Nexhmije Pagarusha në Kosovë dhe Vaçe Zela në Shqipëri njihen ndryshe mbretëreshat e këngës shqiptare. Vaçe Zela nuk jeton më, ndërsa Nexhmije Pagarusha feston nesër 85-vjetorin e lindjes, ku edhe sot për nder të saj do t’i jepet medalja e “Mirënjohjes” nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka marrë vendimin për të dekoruar ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Sot pritet të zhvillohet ceremonia e dhënies së medaljes “Mirënjohje” e akorduar nga kreu i “Shtëpisë së Bardhë”.

Lajmin e ka dhënë “Unioni i Gazetarëve Shqiptarë”, të cilët kanë përcjellë edhe një ftesë për të gjithë artdashësit që duan të ndajnë emocionet e kësaj ngjarje të madhe për kombin.

Me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes së zonjës së madhe të këngës, Nexhmije Pagarusha, (Nderi i Kombit), presidenti amerikan Donald Trump i ka akorduar asaj medalje Mirënjohjeje.

Veritas.com.al/

Publiée par Ylli Dylgjeri sur dimanche 6 mai 2018