Këngëtarja Aretha Franklin, ylll i artit, dy herë fituese e Çmimit Grammy, trashëgimia e së cilës shkon pas disa dekada, ndodhet e sëmurë rëndë, e rrethuar nga të afërmit e saj- sipas një reporteri dhe miqve familjar që janë shprehur në website ditën e Hënë.

“Mbretëresha e Shpirtit”, Franklin 76 vjeç, e njohur për hitet si “Respect” (1967) dhe “I Say a Little Prayer” (1968), “është e sëmurë rëndë në. Familja lutet që të ruhet privatësia”, shkruan Roger Friedman në websitin ‘Showbiz 411.

Franklin, që është diagnostikuar me  kancer në vitin 2010, ka luajtur për herë të fundit në nëntor 2017 për ‘Elton John AIDS Foundation në Neë York. “Dalja e saj e fundit në publik ishte në Gusht 2017, në Philadelphia.

“Ishte një shfaqje e mrekullueshme, ndërsa Aretha ndodhej aty duke luftuar me lodhjen dhe dehidratimin”, shkroi Friedman, kur ka përshkruar performancën e Philadelphia.

Veritas.com.al/