Niveli i kërcënimit nga terrori në Mbretërinë e Bashkuar është ngritur në nivelin më të lartë ‘kritik’, që do të thotë se mund të kemi sulme të tjera të pritshme, ka thënë Theresa May.

Personeli ushtarak tani do të zhvendoset tani në mbrojtje të pikave kryesore që ndodhen nën kërcënim.

Ndërkohë edhe e ëma e Olivia Campbell e ka quajtur të bijën viktimë e katërt e shpërthimit të të hënës mbrëma në manchester, i cili vrau 22 persona dhe plagosi 59.

Në një postim në Facebook, ajo bëri homazh para vajzës ‘së çmuar’- siç e quajti 15 vjeçaren.

Sipas agjencisë Reuters, kryeministri Polak ka thënë se du qytetarë polak që janë shpallur të humbur pas sulmit, janë mes të të vrarëve në Manchester.

/Veritas.com.al/