(FOTO: David Davis, sekretari Britanik për Brexit)/

Mbretëria e Bashkuar nuk do të paguajë 100 miliardë euro (84.6 miliardë sterlina) për “faturën e divorcit” që të largohet nga BE- tha sekretari për Brexit, David Davis.

Ai i tha televizionit ITV për programin ‘Good Morning Britain’ se Mbretëria e Bashkuar mund të paguajë atë që është e ligjshme, ‘jo atë që do BE’.

Deklarata vjen mes mohimeve nga ‘Financial Times’ se zgjidhja financiare e kërkuar nga BE është rritur mbi 60 miliardë sterlina.

Zoti Davis tha se Mbretëria e Bashkuar e ka trajtuar BE si ‘të drejtë dhe detyrim’, seriozisht, por “nuk ka paër ndonjë numër” duke shtuar se BE po vepron sipas taktikës: “përafërsisht, por ashpër”.

Shefi i negociatave për BE, Michel Barnier është gati të publikojë udhëzimin për bisedimet më vonë, por pranon se nuk kanë inkluduar ndonjë dëm financiar.

Një burim nga Brukseli për BBC tha se zyrtarët e Brukselit nuk do të hyjnë në diskutime rreth shifrave potenciale për faturën finale.

/Veritas.com.al/