Fjalët po vijnë rrotull se Theresa May është e gatshme që të lërë Irlandën e Veriut brenda Bashkimit Doganor të BE për të plotësuar kërkesat e BE mbi kufijtë e Britanisë me Republikën e Irlandës.

Kryeministrja May, duke mbështetur politikën “Remain’ brenda Unionit, po bën vajtje- ardhje në Bruksel në përkrahje të një rruge të butë për deklarimin e ‘një progresi të mjaftueshëm” mbi të drejtat e kombeve të BE dhe kufijtë e Irlandës së Veriut; kështu që bisedimet mund të shkojnë drejt një marrëveshje për tregjet e të ardhmes.

Është çështja e kufijve që është bërë si një topuz i favorizuar i BE pas koncesioneve mbi paratë, e presidentin e Këshillit Europian, Donald Tusk. Kjo e fuqizon kryeministrin Irlandez Leo Varadkar për një veto të mjaftueshme mbi çdo marrëveshje të Brexit në fundjavë.

Theresa May, në saj të kësaj forme, ka zgjedhur të bëjë sfidën jo duke u përgatitur për “Jo Marrëveshje”, por sipas marrëveshjes në draft, duke  përgatitur një sërë koncesionesh, me Britaninë të gatshme “për një vazhdim të rregullt të linjave” mes Irlandës së Veriut dhe Republikës Irlandeze.

Kjo, efektivisht e lë subjektin e provincës në një regjim rregullator të Tregut të veçantë të BE dhe në Bashkimin Doganor, me zgjatimin e kufijve doganorë mes Irlandës së Veriut dhe pjesës së mbetur të Mbretërisë së Bahskuar, që është skenari më i keq i çështjes.

Lideri i fushatës së Brexitit, Nigel Farage i ka përshkruar koncesionet si një “tradhti të hidhët” ndaj 17.4 milion votuesve që votuan për daljen nga BE në referendumin e qershorit 2016.

Veritas.com.al/