Robert Huth është rikthyer! Ky është lajm i madh në Gjermani, pas performancave të shkëlqyera të mbrojtësit gjerman me skuadrën e tij, Leiçesterin. Në fundjavë 31-vjeçari shënoi dopietë kundër Mançester Sitit në fitoren 3-1. “Huth! Huth! Huth!” – brohorisnin tifozët e kombëtares gjermane 10 vjet më parë në Kupën e Botës. Joakim Lëv e mori Huthin në vitin 2009 dhe gjithsej ai ka luajtur 19 ndeshje. Meqë Zherom Boateng nuk luan për rreth 3 muaj, në gazetat gjermane po përmendet pikërisht Huth si opsion për mbrojtjen e “pancerave” në Evropianin e Francës. 81% e tifozëve janë shprehur pro grumbullimit të Huthit, të pyetur në një sondazh të “Bild”-it.