Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Kongresin Botëror të Naftës që u zhvillua në Turqi. Ai u takua me presidentin Erdogan, presidentn serb Vuçiç, por dhe liderë të Bullgarisë dhe Azerbajxhanit.

Pas një takimi të përbashkët, darka e Ramës me Vuçiç ka zgjatur më shumë. Sipas medias, ata janë takuar në resortin e njohur turk “Sunset Grill & Bar”, i cili ka publikuar foton e dy politikanëve.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kanë zgjedhur atmosferën magjike të ‘Sunset’. Të ftuarit tanë të nderuar, shijuan mbrëmjen në resortin tonë,” shkruhet në faqen e Instagram të resortit turk.