Megjithëse mund të mos zhvillohen zgjedhje as në Kavajë- siç ka deklaruar Opozita…

Megjithëse edhe pu u bënë zgjedhje nuk do të njihen nga Opozita, as nga LSI, as nga PDIU…

Megjithatë Partia Socialiste ka vendosur se kush do të jetë kandidati i saj në zgjedhjet e Kavajës më 7 maj.

Ai do të jetë Klodian Shehi, nënkryetari aktual i Bashkisë,  Kavajë. Vendimi është marrë këtë të hënë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste.

Më 7 maj Opozita ka deklaruar se do të organizojë një tubim kombëtar në Kavajë, pasi nuk do të marrë pjesë me kandidat në këto zgjedhje duke qenë kundër tyre.

LSI është shprehur më herët se nuk do marrë pjesë në zgjedhjet e Kavajës sepse i cilëson si farsë.

/Veritas.com.al/