Ish-Kryeministri dhe historiani Aleksandër Meksi shprehet se personat e ndotur nga e kaluara duhet të largohen nga pushteti dhe politika. Në një intervistë për Tema Tv, Meksi deklaron se hapja e dosjeve apo demokratizimi i partive, respekti për votën e lirë etj, janë një gur i rëndë që e tërheq vazhdimisht poshtë zhvillimin e Shqipërisë, e cila pas 25 vitesh vijon të mbetet jashtë dhe larg Europës.

“Është esencial dënimi i së kaluarës. Duhet të largohen nga pushteti dhe politika personat e ndotur nga e kaluara. Të gjithë e dinë cilët janë ata”, shprehet Meksi