Deputeti i NISMA-s për Kosovën, Milaim Zeka, përmes një shkrimi në Facebook, sërish i është drejtuar deputetit të VV-së, kandidatit të kësaj partie për kryeministër Albin Kurti, duke i bërë pyetje mbi deklaratat e tij.

Ai e ka pyetur Kurtin duke ironizuar se në ç’ore ka biseduar me Donald Trump, Angela Merkel e Edi Ramën, pasi nga foltorja e Kuvendit Kurti deklaroi se Amerika, Gjermania dhe Shqipëria, nuk e përkrahin koalicionin PAN për formimin e Qeverisë.

Postimi i Zekës:

Pse Albin Kurti e ka guximin e Supermenit?! Me i thane Kadri Veselit “vrases, kriminel, kapës i shtetit”, ose Ramushit “reketash”, ose Ises “serbofil”, ose Pacollit “serbo-rusofil”, nuk eshte lajm, kur del nga goja e Albin Kurtit, njeriut qe po sheh anderr mu ba kryeminister, edhe ne foltore po flet bash si kryeminister. Ama, guximin e tij te madh, e kam pa sot, kur foli ne emer te Tiranes, Berlinit, dhe Uashingtonit.

“Keto tri qendra nuk e perkrahin PAN-in”, tha Albin Kurti, me kollaren e shtrenguar ne fyt, qe ndikonte ne furnizimin me gjak te trurit.

Ban be qe Albini, nga telefoni i kuq i Hashim Thaçit qe flet me Vuçiqin, ka fole direkt me Trampin, Merkelin dhe Edi Ramen!!! Vetem kete pyetje doja t’ia beja sot ne Parlament, po baci Adem, njeri shume i respektuar, nuk ma tha fjalen, andaj po e pyes: ‘Ne sa ora ke fole me ta, o burr?!!!’

Veritas.com.al/