Qysh disa ditë para Krishtlindjeve, 25 dhjetor, mediat kishin njoftuar se institucionet shtetërore kishin shpenzuar rreth 600 milionë lek për dreka dhe darka ‘festive’; të gjitha të paguara me fondet publike. Drekat dhe darkat me rastin e fundit të vitit kanë vazhduar pa ndërprerje: Dikush është drejtuesi dhe ka pasur dy gëzime (e para honori që u bën punonjësve dhe e dyta ca lek që fut në xhep); dikush është punonjësi- që përsëri ka gëzimin e një dreke falas nën nderimin e titullarit të punës…

Sot është data 28 dhjetor, vetëm dy ditë para darkës së Vitit të Ri, që është po kaq e madhe si festë. Kush kishte ndërmend të shtronte dreka festive- tanimë ‘gia’ e ka kryer. Këto dy ditë askush nuk ka mendje festash kolektive, përveç bakllavasë private në shtëpi…

Por pikërisht tani mbasi drekat festive mbaruan, ministria e Financave kujtohet që ’të ndalojë drekat’. Agjencia e Prokurimit Publik, që ka dhënë ‘visto’ për të gjitha drketa dhe darkat e deritanishme, sot ka shpërndarë një njoftim ku thotë se ‘konstatojmë se kohët e fundit’ autoritetet kanë bërë tendera për darkat dhe drekat.

Me këtë rast urdhëron ndalimin e këtyre shpenzimeve për dreka të mëtejshme. Duke përmendur disa ligje mbi të cilat bazohet APP, thotë se ‘tani nuk ka më’.

Por njëkohësisht, për t’u bërë edhe më bindur, APP komunikon se ‘edhe sikur ju të bëni dreka e darka, paguajini vetë’, sepse sipas APP “Thesari i Shtetit nuk do të paguajë’ më dreka dhe darka.

Mirëpo tani është fundi. Ç’ishte për tu bë- u bë. Milionat e fondeve publike shkuan në nderim drejtorësh e ministrash.

Vëeritas.com.a/