Kancelarja gjermane Angela Merkel takoi presidentin Vladimir Putin në Kremlin ditën e shtune për bisedime që do të fokusohen në pikat e nxehta të Lindjes së Mesme.

Merkel dhe Putin shtrënguan duart në fillim të takimit, ku liderë gjermane tha se do të mbulojnë çështjet kryesore duke përfshirë turbullirat në Libi dhe në konfliktin e Sirisë, gjithashtu edhe luftën e Ukrainës me separatistët pro- Rus.

“Kemi plot për të diskutuar”, tha Merkel, duke shtuar se “duke biseduar me njëri tjetrin është gjithmonë më mirë se të flasim njëri për tjetrin”.

Putin falënderoi kancelaren dhe tha se ata do të fokusohen në temat “më të nxehta”. Të dy liderët kanë thënë se do të mbajnë një konferencë për shtyp pas mbarimit të të gjithave.

Gjermania dhe Rusia thanë se në bisedimet e mëtejshme do të mbulojnë konfrontimet mes Uashingtonit dhe Iranit mbi vrasjen e gjeneralit Iranian dhe turbullirat në Libi.

Vizita e Merkel është e para vizitë e saj në Rusi që na maj të vitit 2008, kur liderët u takuan më rezidencën e Putin në Detin e Zi.

VERITAS.COM.AL/