Kancelare Gjermane, Angela Merkel, është rizgjedhur për të katërtën herë ndërsa nacionalistët kanë ngritur dallgën historike në zgjedhjet federale.

Blloku konservator i Merkel: CDU/CSU shihet në rezultatin më të keq në 70 vitet e fundit, por mbeten shumicë në Parlament.

Partneri në kolaicionin e fundit, socialdemokratët e SPD, thotë se do të kthehet në opozitë pas kësaj humbjeje historike.

Nacionalistët e AfD kanë fituar për herë të parë vende në Parlament dhe vendoset në radhë si parti e tretë në Parlament- rezultat që ka shkaktuar disa protesta.

Fitore e uritur r Merkel

Disa demonstrues janë mbledhur jashtë selisë së partisë së krahut të djathtë- një parti anti- Islamiste në Berlin; disa prej të cilëve me plllakata: “Refugjatët janë të mirëpritur”.

Portesta janë mbajtur gjithashtu në Frankfurt dhe në Këln.

Çfarë do të thotë rezultati për zonjën Merkel?

Edhe pse aleanca e saj mbetet shumicë kryesuese, ajo ka rezultatin më të dobët për Christian Democrat (CDU) dhe Christian Social Union (CSU) që nga viti 1949, kur zgjedhjet kombëtare u mbajtën në Gjermani për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore.

Duke folur para mbështetësve, zonja Merkel,  cila ka qenë në pushtet prej 12 vjetësh, tha se “shpresonte për një rezultat më të mirë”.

Ajo shtroi se do të jetë më e vëmendshme ndaj kërkseave, shqetësimeve dhe anktheve të ‘Alternativës për Gjermaninë” (AfG), me qëllim që të mund t’i kthejë pas.

Zonja Merkel vuri dy përparësi me të cilat do të punojë: Ekonominë dhe çështjet e sigurisë, duke mos harruar emigracionin ku ndodhen edhe rrënjet e rritjes së Partisë nacionaliste AfG.

“Sot ne mund të themi se tashmë kemi një mandat për të nisur përgjegjësinë tonë dhe po e marrim këtë përgjegjësi me qetësi, duke biseduar me partnerët tanë padyshim”.

Veritas.com.al/

Election results graph: CDU-CSU: 33%; SPD: 20.5%; AfD: 12.6%; FDP: 10.7%; Left: 9.2%; Greens: 8.9%