Kancelarja Gjermane , Angela Merkel, më në  fund ka thënë në mirëbesim se ‘nuk ka dyshim’ se disa nga emigrantët që ajo ftoi drejt Europës, janë terroristë. Deklarata e saj vjen menjëherë pas një akti tjetër terrorist vdekjeprurës nga një kërkues azili fals ne Stokholm, Suedi.

“Shumë njerëz tani janë të bindur se fluksi i refugjatëve e ka bërë vendin tonë më të pasigurt”, i thanë kancelares gazetarët nga grupi mediatik Funke gjatë një maratone me intervista që mbulonin gjithashtu Siri, Kore e Veriut dhe zgjedhjet e ardhshme.

“Nuk ka dyshim se mes aq shumë njerëzve që kanë kërkuar strehim në vendin tonë ka persona që janë kthyer në fokus të autoriteteve të sigurisë”, tha ajo në mirëbesim.

Por menjëherë ajo shtoi se “vendi ynë ishte objektiv i terrorizmit, para se refugjatët të mbërrinin në vendin tonë”.

/Veritas.com.al/