Meryl Streep ka ngritur zërin kundër producentit të filmit hollivudian Harvey Weinstein në zgjimin e zërave të shumtë për ngacmime seksuale që e çuan atë deri pë pushimin ngaposti në kompaninë e tij.

Në një njpftim të publikuar fillimisht në Huffington Post, Streep tha se ajo ishte “e tmerruar” nga lajmet “e turpshme”.

Ajo vazhdoi me vlerësime ndaj “”grave të guximshme që ngritën zërin për të treguar këtë abuzim”, dhe i quajti ato “heroina”.

Dame Judi Dench gjithashtu bëri një deklaratë duke thënë se ajo ishte “komplet e pa vetëdishme” për pohimet “lemeritëse”.

Aktorja britanike gjithahstu vlerësoi të gjitha ato që kanë ngritur zërin.

“Ju shpreh simpatinë time të gjitha atyre që kanë vuajtur dhe i mbështes me gjithë zemër ato që kanë folur me zë të lartë”, tha ajo.

Emma Thompson, Mark Ruffalo dhe Seth Rogen janë mes zonjave të tjera ‘aktore lider’ që shprehin snetimente të afërta.

Kallëzimet mbi Ëeinstein kanë nxitur debate të frikshme rreth abuzimit të pushtetit në Hollivud dhe më gjërë.

Weinstein ishte nderuar nga Mbretëresha me CBE në vitin 2004 për kontributin e tij në industrinë e filmit Britanik.

Një zëdhënës  për Theresa May tha se kryeminstrja ka shprehur “shqetësim” rreth akuzave, por tha se nderimi i tij me CBE nuk është një çëshstje për Doëning Street.

Veritas.com.al/