Shkollat e Kavajës ndodhen nën një rrezik të shtuar sepse Bashkia e këtij rajoni i përket të zgjedhurit nga PD. Tashmë dihet se kudo ku ka bashki me të zgjedhur nga PD-LSI, shkollat dhe institucionet do të sulmohen, grabiten dhe digjen.

Një grup mësuesish të shkollës “3 Dëshmorët”, në Kavajë, kanë tërhequr dosje me dokumente nga shkolla. Shkak për këtë vendim është frika se mund të përsëritet precedenti i Shkodrës dhe protestuesit të ndezin zjarr në ambientet e shkollës, nëse nuk lirohen materialet zgjedhore.

Në Kavajë është njoftuar për një manifestim në orën 20:00, ku protestuesit, të mbështetur nga bashkia, do të kërkojnë largimin e KZAZ-së nga ambientet e shkollës pasi nuk e njohin 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale.

Debate dhe përplasje ka patur në Kavajë që në mëngjes, por situata nuk degjeneroi në dhunë fizike.

Veritas.com.al/