KOMENT/

Prej kohesh eshte kupuar se presidneti Meta, pasi e ka deformuar rolin e presidentit, tenton të kapet pas partive, me qëllim q ëtë sigurojë të ardhme politike. Partia  e tij LSI nuk i garanton ndonjë gjë për të qenë. Deri tani ka përdorur Partinë Demokratike, deri edhe për të huajtur pjesëmarrës në mitingje të presidentit.

Por edhe ky rol po i lëkundet, pasi PD po tregohet indiferente.

Më në fund Meta i është drejtuar Partisë Socialiste, duke tentuar të krijojë përçarje në ‘familjen e tij’ të shkuar, me qëllim që të mund të kapë diçka. Kësaj here ka menduar te sulmojë kryetarin e PS, Rama.

Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar me një mesazh Asamblesë së PS-së pak orë para mbledhjes së saj. Meta shkruan si ish-themelues se ndihet krenar për kontributin e dhënë për modernizimin e kësaj force teksa thotë se ka hyrë në PS kur nuk shkonte asnjë i ri dhe kur Edi Rama hidhte baltë të zezë mbi socialistët.

Elozhet e Metes ndaj PS, sipas tij, do te prekin zemrat e te prekurve nga kryetari i tyre

Madje presidenti shkruan se PS e mori refugjat Ramën dhe e bëri ministër, kryetar bashkie dhe kryeministër, ndërsa sot e ka marrë peng këtë parti.

Kryeministri dhe kryetar I PS, Edi Rama i është kundërpërgjigjur presidentit Meta me anë të një postimi në twitter.

Ndërkohë sa i përket akuzave të kryeministrit Edi Rama se ka takuar skutave subjekte të OFL-së, Meta e sfidon të tregojë emrin, skutën dhe orën kur e ka takuar dhe nëse kjo ndodhë do të japë dorëheqjen.

“Ilir çfarë borxhi të ka Shqipëria që të bëri kryeministër, kryeparlamentar, president dhe duhet të durojë shkallimet e tua të përditshme, që sekëlldisin jo veç të gjallët po edhe të rënët për liri të këtij vendi, të cilëve u je qepur me dekoratat e me fjalimet e tua qesharake!”, pergjigjet Rama