Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme hodhi poshtë deklarimet e tij një ditë më parë për dëshmitë e Nuredin Dumanit, që sipas tij Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të një deputeti të PS në vitin 2017 në Lezhë.

Në studion e ABC Live, Hoxha tha SPAK duhet të kujdeset se nga i rrjedh informacioni. Gazetari sqaroi se Nuredin Dumani e ka thënë një gjë të tillë dhe deklarata e tij është e regjistruar. Majde ai zbuloi se ka përmendur edhe emrat e 3-4 deputetëve të tjera.

 “Edhe në rastin e parë kur u dha lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë SPAK ka thënë që nuk është e vërtetë. Në rastin konkret unë e kam thënë që Dumani dhe Hoxhaj dhe persona të tjerë kanë dhënë shumë deklarime.

Kanë dhënë deklarime të cilat janë në kuadër të procedimet, ku sigurisht janë bashkuar 18 hetime të mëparshne. Por ka thënë edhe të tjera që janë regjistrua dhe s’janë pjesë e këtij procedimi. Unë iu referova si shembull, sepse janë përmendur edhe 3-4 deputetë të tjerë. E kam dhënë atë shembull se pse deri tani ky hetim ka pasur probleme. Nuk duhet të kishte rrjedhur indo. Dhe është bërë qëllimisht.

Kur u bë operacioni nuk i arrestuam dot ata që duheshin. Ata kanë dhënë deklarata dhe duhet të bëhen hetime. Gjëja që kam thënë se se midis të tjerash ai ka folur edhe për persona politikë. Ka folur edhe Berisha. Unë dje shtova që ka folur për bandat e qeverive. Unë nuk e besoj këtë gjë por ai e ka thënë. Është e regjistruar. SPAK duhet ti verifikojë. Ai është i besueshëm për ngjarje që ka qenë vetë jo ato që i ka me të dëgjuar.

Dhe pse e thashë për ti tërhequr vëmendjen organit të hetimit që duhet ti verifikojë mirë këto dhe pastaj t’ja japë publikut. Nëse unë i nxjerr ato që ka thënë, cili nga ata do të mbajë përgjegjësi se nga ka rrjedhur.

Çdo deklarim nga ky grup personash, që kanë vrarë njerëz të pafajshëm duhet të verifikohen një nga një. Dhe nuk duhet të rrëmbehemi. Sot janë vënë në lëvizje, po të kisha nxjerrë edhe tre deputetë të tjerë. Po nxora dëshminë unë çfarë do thonë? Shiko si veprojnë kur përmendte një emër politikani por kur del një qytetar. S’mund të marrim të mirëqëne çdo gjë që ai e bën qëllimisht. Në rastin konkret unë mendoj se ai e bën edhe për të përfituar politikisht.

Problemi është se çfarë do bëjnë? Të kenë kujdes dhe të mos përdoret kjo për situatën politike në vend. kjo ngjarje është e pazbuluar. Reagohet vetëm për tu mbrojtur imazhi, por duhet ta mbrojnë me hetim”, u shpreh gazetari.