Ministri i Luksemburgut kthehet në sulm: “Nga Italia provokim i llogaritur, kështu është i pamundur një debat i sinqertë”. Dhe zëvendëskryeministri: “Çfarë problemesh kanë në Luksemburg?”

Nga Chiara Sarra 

Nuk mjaftoi ajo merde…. alors (m..,pastaj)”me inat, te premten e kaluar. Jean Asselborn drejton gishtin përsëri kundër Matteo Salvinit me fjalë që janë çdo gjë tjetër veçse pajtuese.

“Salvini përdor metoda dhe tone te fashisteve të viteve Tridhjete”, ka thënë pa dorashka Ministri i Jashtëm i Luksemburgut në një intervistë me Spiegel  në të cilën ai konfirmon çdo fjalë të thënë në diskutimin e tij. Pastaj akuzon Viminalen se ka publikuar kastile videon në të cilën ai debuton gjatë konferencës evropiane mbi sigurinë dhe emigracionin në Vjenë.

Një video që ishte xhiruar “pa dijeninë e tij” dhe përhapur për “provokim të llogaritur”. Asselborn pretendon se nuk është njoftuar se debati ishte transmetuar drejtpërdrejt dhe se këto lloj takimesh transmetohen “” atëherë nuk do të ketë kurrë një debat të sinqertë “. Ministri akuzon zëvendës kryeministrin italian për vendosjen e bashkëpunëtorëve të tij “në pozicione strategjike” për te “marre sistematikisht gjithçka që thotë Salvini”.

Përgjigjja e Salvinit nuk ka pritur aspak gjatë: “Ministri socialist i parajsës fiskale, Luksemburgut, pasi ka krahasuar gjyshërit tanë emigrante italianë me klandestinet që zbarkojnë sot, pasi ka ndërprere një diskutim timin duke ulëritur m…,, sot më bën fashist” ,shkruan  zëvendëskryeministri në faqet e tij social, “Por unë them, çfarë problemesh kanë në Luksemburg ?!” Nuk ka fashizëm, vetëm respekt për rregullat. Nëse u pëlqejnë shumë emigrantët le t’i presin të gjithë në Luksemburg, në Itali kemi pritur madje tepër. Të diele te mire për të gjithë, cin cin “.

Veritas.com.al/