Jeta e marrëdhënies tani parashikon diskrecione që më parë as që mendoheshin

Nga: Tony Damascelli/

 

Në fillim të saj ishte gjarpri. Megjithatë, mëkati origjinal. Pastaj erdhi një tjetër kafshë, gjithnjë zvarranik, por më i egër dhe i fuqishëm, Weinstein Harvey dhe Kompania e tij, dhe mëkati nuk ishte, nuk kishte qene, nuk është dhe nuk do të jetë asgjë fare origjinale .

«Metoo», hashtag që ka ndryshuar botën në më pak se një vit, pas shekujve të errësirës, frikës, nderimit dhe nënshtrimit. Nuk është rasti të festohet, madje as të kremtohet, por të reflektohet mbi atë që nuk është bërë përpara dhe gjatë, fshehur në mjegullën e shpifur te pisllëkut, edhe të terrorit, e njëjta që mbulon mafien dhe aktorët e sajë, e njëjta qe shmang akuzën e rëndë, te një burri, një gruaje, një babai, një nëne, një personi te zakonshëm, shmang, po thosha, denoncimin e agresionit, të ngacmimit, të arrogancës, fizike dhe morale, guximin për të thënë të vërtetën.

Galanteria është zëvendësuar, ishte, një here, një forme e zgjuar për të fshehur akte te padenja, për një zotëri burrë (zonje grua)disa gjëra janë lejuar, veshur me doreza të bardha mbi duar te pista. Lëvizja (shprehje ndoshta pak ‘e fortë, por tani çdo gjë është duke shkuar në pjesën e “humbur”) ka hapur debatin, ka hequr kapakun e plehrave, rreth abuzimit ndaj grave dhe dhunës mbi burrat, shpesh të miturit, ka përfshire Hollywoodin, ka turpëruar producentë dhe aktorë, i ka hequr atyre punën, si dhe dinjitetin, Spacey, Affleck, Damon, Crowe u bënë njerëz te kopertinave, por te hedhur në faqen e parë për veprimet e tyre mizerabel, jo me për interpretimet e tyre Oscar.

Një përmbledhje e propozimeve të pahijshme dhe fenomenit, në qoftë se e tille mund të përcaktohet, emigroi me siguri jo ne mënyrë klandestine, është e pa kufij në Evropë (duke qëndruar jashtë botës islame ku gruas nuk do ti jepej as ‘me’ e jo më “too”) ,ka prekur për me tepër edhe tempullin e çmimit Nobel, për shkak të krapjeve te gruas franceze,

Zoti Arnault, te njërës nga juria dhe, kështu, për këtë vit asnjë çmim për letërsinë (kjo është dhunë, ndaj kulturës, njohurive dhe urtësisë) .Ka përfshire sportin dhe Cristiano Ronaldo është shembulli i fundit. Ka te beje me politikën por, është paradoksale se ka gjetur më shumë pengesa dhe mbështetje të njëanshme në botën e institucioneve. Rasti i Brett Kavanaugh, gjyqtar konservator emëruar nga Trump si një anëtar i ri i Gjykatës së Lartë, i akuzuar nga Christine Blasey Ford qe kujton dhunën e pësuar në kohërat e liceut, konfirmon se politika procedon për të tjera rruge përkundrejt drejtësisë, justifikon, kërkon hetime, përfundon me pafajësi.

Përkëdhelja ndaj femrës është bërë një pune me rrezik, mund të interpretohet si agresion, ngacmim, nëse nuk ka konsensus atëherë është dhunë. Jeta e relacioneve parashikon kujdes, që më parë ishte e paimagjinueshme, keqbesimi i paraprin mirëbesimit, është anashkaluar parimi themelor i drejtësisë, je fajtor deri sa nuk është treguar pafajësia. Edmond Rostand nuk mund të imagjinonte që një puthje nuk do të ishte më apostrofi i kuq në mes fjalëve ‘të dua’. Rostand ka gjetur trashëgimtarë të papritur në kundërrevolucionin e 100 grave franceze duke përfshirë Catherine Deneuve,qe kane kontestuar ‘hashtag balancetonporc’, përshtatjen e derrit-tranalp te metoo, duke i akuzuar për puritanizëm dhe duke lëshuar kërkesën për liri të oportunitetit në emër të lirisë seksuale. Catherine u tërhoq në mbrëmje, e përfshirë nga kritika te zemëruara. Në ditën e parë të dhjetorit në Romë, është shpallur një thirrje kombëtare për gratë në lidhje me ngacmimet dhe afinitete te ndryshme. Supozoj se apelit duhet t’i përgjigjen edhe burrat e #Wetoo.

Veritas.com.al/