Producenti majtist i dokumentarëve Michael Moore ka shkruar një status të gjatë në Facebook ku i jep guxim presidentit Donald Trump që të zhdukë këshilltarin special Robert Mueller.

Moore është i njohur për protestën e  tij të të gjitha llojeve, deri edhe në pjesëmarrje me protestues të dhunshëm majtistë të Soros, kundër presidentit Trump kur ky u zgjodh në Shtëpinë e Bardhë.

Ai shkruan: “Zoti president, u bënë 24 orë që nga momenti kur prokurori renegat Robert Mueller, në mënyrë të paligjshme bastisi zyrat e avokatit tuaj PERSONAL,  Michael Cohen — AVOKAT PERSONAL i presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, lider i Botës së Lirë!- dhe ju vetëm keni heshtur, qëndruar mënjanë dhe nuk keni bërë asgjë”, shkruan Moore.

“Asgjë! Unë nuk mund ta besoj këtë”, shton Moore. “Unë po qëndroj këtu në mosbesim se ju do t’i lejoni që ta bëjnë këtë”.

Veritas.com.al/