Kritiku më energjik ndaj presidentit Donald Trump ka shpërthyer në pesimizëm gjatë një interviste televizive në ABC Tv. Regjisori Moore ka qenë gjithnjë luftarak dhe shpresëdhënës për kritikët e Trump, se ‘ja dita po vjen, dita për të rrëzuar Trump…’ Ndërsa në intervistën e të premtes Moore u shpreh rreth vitit 2020 kur janë zgjedhjet presidenciale, se ‘nuk e di nëse e arrijmë këtë vit’, duke shtuar ‘si demokraci’.

Të premten në programin ‘The View’ të Tv ABC, regjisori Michael Moore tha se ‘nuk e dinte nëse do ta kapim vitin 2020 si demokraci. Ai e bëri deklaratën kur u pyet se çfarë mendon se kush do ta mundë Presidentin Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Veritas.com.al/