(FOTO: Michel Moore në Kullën Trump kërkon takim me presidentin e zgjedhur)

Autori i njohur amerikan i dokumentarëve dhe filmave, Michael Moore, u shfaq dje, e Shtune,  te Kulla “Trump, në New York dhe kërkonte një takim “një për një” me Presidentin e zgjedhur Donald Trump.

“Po shkoj të bashkohem me këta njerëz që kanë dalë në protesta kundër këtij racisti e sociopati që ka marrë rrugën për në Shtëpinë e Bardhë”, kishte thënë në një video që postoi në Facebook, e cila është shpërndarë në më shumë se një milionë shikues.

Moore, një aktivist i të majtës që predikonte fitoren e Trump-it, tentoi të hyjë në Kullën Trump, dje, rreth orës 1. 00 pasdite. Në kokë mbante një kapele San Francisco 49ers.

Pasi Michael Moore kishte hyrë brenda godinës, forcat e sigurisë iu thanë që të zinte vend në fund të radhë dhe do të kontrollohej para se të lejohej të hynte.

“Ndoshta do të më pranojë në zyrë”, i tha Moore një gruaje që e pyeti se ‘a po shkon të takosh Trump?’.

“Kam qenë këtu edhe të Shtunën e kaluar dhe bisedova me Kellyanne Conway. Atë ditë shkoi mirë. Nuk më përzunë.”, tha Moore.

Moore ia arriti që të ngjitet deri në katin e katërt, por e kthyen menjëherë ata të Shërbimit Sekret.

Të Premten, Moore tha se “milionë” amerikanët që kishin votuar për Obamën, ndryshuan mendjen dhe votuan për Trump.

“Qenkan racistë këta?… Jo, këta nuk janë racistë”, tha Moore të Premten në MSNBC në programin “Morning Joe”.

Para se të largohej nga Kulla për t’u ribashkuar me protestat, Moore la një shënim me shkrim dore:

“Zoti Trump, unë jam këtu. Dil se dua të flas me ty”.

Kështu shkruhej në letrën që la Moore.

Veritas.com.al/